Disa nxënës janë konfliktuar një ditë më parë pranë një gjimnazi në Tepelenë.
Sipas policisë konflikti fizik mes nxënëseve ka nisur për motive të dobëta. Lidhur me këtë janë proceduar dy shtetas, 22 vjeç dhe 20 vjeç. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
“Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit 22 vjeç dhe 20 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, në afërsi të një gjimnazi në Tepelenë, janë konfliktuar fizikisht me katër nxënës të këtij gjimnazi, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/