Protesta e opozitës/ Mbi 50 të shoqëruar, procedohen edhe deputetët organizatorë

schedule09:38 - 27 Nëntor, 2024

schedule 09:38 - 27 Nëntor, 2024

TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar me shoqërimet e protestuesve, të cilët u përplasen fizikisht me efektivët gjatë protestës së djeshme, e thirrur nga Sali Berisha.

Burimet konfirmojnë për ABC News se ka shkuar mbi 50 numri i personave të shoqëruar.

Ndërkaq dy qytetarë janë arrestuar dhe po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe deputetët, që organizuan protestën.

Mes deputetëve të proceduar në gjendje të lirë janë, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Gazmend Bardhi si edhe Luan Baçi. /abcnews.al