Mediat e huaja kanë pasqyruar tërmetin që tronditi Shqipërinë duke shkaktuar 28 viktima dhe mbi 650 të plagosur . Ndërkohë media italiane e ka cilësuar si “Rrip Zjarri që po trondit Ballkanin.”
“Durrësi, në arkitekturë, i ngjan Italisë së pasluftës”, thotë Marco Mancini, një gjeolog i CNR. Instituti i tij (Igag) i cili ka një bashkëpunim me Politeknikun e Tiranës për vlerësimet e tërmeteve.
Disa e quajnë “brez zjarri mesdhetar”. Në hartën e rrezikut nga tërmeti në Europë, rripi që shkon nga Turqia në Shqipëri, duke kaluar nëpër Greqi, është i purpurt i thellë. Rreziku është maksimal madje edhe më i përhapur se në Itali, shkruan rep. republica.it.
Për këtë arsye tronditja e natës së kaluar në Durrës, rreth orës 3:54 e mëngjesit, me magnitudë 6.2, nuk është befasuese për asnjë ekspert.
Në 1967, një tërmet arriti në magnitudën 6.6. Vetëm 12 vjet më vonë, preku magnitudën 6.9.
/abcnesw.al Shkrimi i medias italiane