Avokati Idajet Beqiri thotë se Ilir Meta, gjatë kohës që ishte president, pajiste me pasaporta shqiptare dhe dekorata persona që nuk ishin shqiptarë të Kosovës, në këmbim të shumave të majme parash.
“Petrit Vasili i dha 70 milionë euro para publike dajës së vet kur ishte ministër i Shëndetësisë. SPAK po merret me këtë dosje. Siç do të merret me aferat më kriminale të dhënies së shtetësisë shqiptare dhe pasaportave të shqiptarëve të Kosovës dhe qytetarëve të tjerë që nuk ishin shtetas shqiptarë kundrejt pagesave të majme. Apo dhënien e dekoratave me shuma të konsiderueshme lekësh.
Këta e dinë që janë në një thes dhe lumi po ecën, po merr përpara të tërë ata që kanë bërë krime. Janë bërë grusht i bashkuar rreth Saliut, sepse i ka ditët e numëruara nga burgu. Do ta çojë në burg 21 janari, vrasja e tropojanëve, Gërdeci, për një mëri aferash dhe deri te 3 mijë të vrarët që u grabiti shqiptarëve mbi 3 miliardë dollarë nga kursimet dhe më pas i vrau.
Këta tashmë e dinë që e kanë jetën skëterrë përpara dhe po mundohen me mish e thua dhe me këto mjete kriminale që të rezistojnë dhe të largojnë SPAK apo organet e tjera ligjzbatuese nga vetja e tyre, që të zvogëlojnë forcën goditëse.”, u shpreh avokati./abcnews.al