Protesta/ Lirohen disa akset e kryeqytetit, Çupi: Tani gjithçka shkon aty ku ishte, Berisha do jetë sërish në katin lart

schedule19:15 - 26 Nëntor, 2024

schedule 19:15 - 26 Nëntor, 2024

Ndërkohë, që disa nga akset e kryeqytetit janë liruar nga bllokimi i kryer nga protestuesit e opozitës, analisti Frrok Çupi deklaron se tashmë gjithçka do të shkojë në vendin e mëpërparshëm, nga protestuesit në shtëpi, Ilir Meta në burg, deri te Sali Berisha duke protestuar nga ballkoni i tij.

Ai ka theksuar në ABC News se protestuesit janë qytetarë të dobët, që mendojnë se kur Berisha të vijë në pushtet do të mund të përfitojnë diçka.

“Tani gjithçka shkon atje ku ishte, këta njerëz do të shkojnë sërish në shtëpitë e tyre dhe gjejnë të njëjtën gjë për darkë. Policët mbarojnë sërish punën e tyre, Berisha do të jetë sërish në katin e lartë, zoti Meta sërish në burg. Siç është ajo shprehja ‘Ku ishe? Ça bëre? Asgjë’.

Intrigat, sajesat, shpifjet janë gjëja më e vogël që mund të bëjë Berisha. Ka kudo njerëz të dobët, infantil, që s’kanë ç’bëjnë, ka njerëz me inteligjencë afër zeros dhe kjo duket në këto rrugë. Ka vërtetë njerëz që mendojnë se po erdhi pushteti i Sali Berishës do të përfitojnë. Berisha ka qene shumë i kujdesshëm që të mbledh në PD njerëz të tillë, sepse këta njerëz janë kundër paqes dhe stabiliteti”, u shpreh Çupi./abcnews.al