Nis qarkullimi te sheshi ‘Wilson’, pas afro dy orësh bllokimi nga protestuesit e opozitës. Gazetari Ervin Leka raportoi në një lidhje live se protestuesit po drejtohen për te bashkia e Tiranës.
Gazetari raportoi më herët se protestuesit përdorën sende të forta si dhe shtynë efektivët e policisë. Leka tha se forcat e policisë janë ndarë në tre grupe, një pjesë e tyre qëndron tek rrethrrotullimi, një pjesë qëndron tek kryqëzimi te liqeni, ndërkohë një grupim tjetër qëndron në hyrje të rrethrrotullimit.
Leka tha se pranë protestuesve është afruar edhe një autobot uji, ashtu si te bashkia me qëllim shpërndarjen e turmës, por ‘rezistencën’ këtë herë e bënë Tedi Blushi, Gazmend Bardhi, Luan Baçi, të cilët u vendosën përpara autobotit. /abcnews.al