Protesta e PD vijon në Tiranë ku një grup i mbështetësve dhe eksponentë të PD janë të vendosur në sheshin ‘Wilson’, ku kanë bllokuar qarkullimin.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Sali Berisha thirri mbështetësit në protestë për lirimin e tij.
Gazetari Ervin Leka përcjell të rejat e fundit nga sheshi ‘Wilson’ duke bërë me dije se janë dhjetëra makina të bllokuara dhe kanë nisur tensionet mes protestuesve dhe efektivëve. Të nxitur nga deputetë të opozitës, protestuesit janë konfliktuar me efektivët e komisariatit nr 2 me tentativën për të hapur qarkullimin. Sakaq qarkullimi te sheshi Willson vijon të jetë I bllokuar, pavarësisht se policia bën thirrje të lirojnë rrugën duke I bërë me dije se po bëjnë vepër penale dhe dënohet nga ligjji. /abcnews.al