Më fund u rikthyer sërish “magjia” e UEFA Champions League.
Në orën 18:45, kompeticioni më i rëndësishëm për klube në “kontinentin e vjetër” do të nisë xhiron e 5-të, të fazës ligës, me “Djajtë” e Milan që do të kërkojnë tre pikë të arta në transfertën e Slovan Bratislava, ndërsa Sparta Prague e Qazim Laçit dhe Indrit Tucit do të presë në “Fortuna Arena”, “Los Colchoneros” e Atletico Madrid.
Sa i përket formacioneve, tekniku Paulo Fonseca ka vendosur të hedhë lojtarë me goxha potencial në sulm, me Pulisic, Okafor e Tammy Abraham që qëndrojnë në majë, ndërsa pas tyre janë Reijnder, Fofana e Chukuëeze.
Në krahun tjetër, te Sparta Prague janë hedhur në fushë plot 3 shqiptarë, me Qazim Laçin që pozicionohet në qëndër të mesfushës, ndërsa Rrahmani dhe Ermal Krasniqi pozicionohen në “tridentin” e sulmit, që plotësohet më tej nga Haraslin. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Slovan Bratislava – Milan
Sparta Prague – Atletico Madrid