Tensione dhe përplasje në protestën e opozitës në Tiranë, e cila është përqendruar në disa pika të kryeqytetit.
Deputetë dhe militantë janë mbledhur edhe para bashkisë së Tiranës, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë për t’i shpërndarë.
Gazetarja Xhoana Çollaku, e cila po ndjek nga afër protestën para bashkisë, raportoi se një person ka humbur ndjenjat.
Ndërkaq, policia ka përdorur edhe ujë për të bërë të mundur shpërndarjen e protestueve.
“Policia kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit pasi kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve”, raportoi gazetarja Xhoana Çollaku.
/abcnews.al