Rama në konsultime me prindërit: “Tik Tok” dhe “Snapchat”, platforma problematike

schedule13:21 - 26 Nëntor, 2024

schedule 13:21 - 26 Nëntor, 2024

Kryeministri Edi Rama në konsultimet e zhvilluar me prindërit lidhur me sigurinë e nxënësve në shkolla, u ndal edhe tek ngjarja e rëndë që ndodhi të shkolla “Fan Noli”, ku u vra 14-vjeçari Martin Cani pas një sherri me bashkëmoshatar të tij.

Kryeministri u ndal edhe tek qëndrimi për mbylljen e platformave si Tik Tok dhe Snapchat, duke nënvizuar se kjo është një ide që është diskutuar prej kohësh.

“Tik Tok dhe Snapchat janë problematike për arsye specifike dhe idenë për mbylljen e kemi diskutuar gjatë prej kohësh. Nuk është zgjidhja e problemeve, por është një element që mund të na sjellë një ngushtim të hapësirës që e nxit dhunë, bullizmin dhe budallallëkun në përgjithësi”, tha Rama.

/abcnews.al/