Prezantohet projekti “Divizioni”/ Ministrja Balluku: Bulqiza do të kthehet në një nga pikat turistike të Shqipërisë

schedule10:40 - 26 Nëntor, 2024

schedule 10:40 - 26 Nëntor, 2024

BULQIZË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në Bulqizë prezantuan projektin për Parkun Tematik Retro, “Divizioni” një model inovativ i zhvillimit të turizmit.

Ky projekt do të transformojë një zonë të degraduar dikur ushtarake, në një destinacion të ri për turistët vendas dhe të huajt.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, tha se ky projekt turistik synon ta kthejë Bulqizën në një pikë turistike.

Ajo theksoi se ky park falë dhe rrugës së Arbrit është i aksesueshëm dhe për vizitorët nga Tirana.

“Ky park i madh turistik do të quhet “Divizioni”. Shifrat e  turistëve po rriten dita ditës. Edhe Bulqiza, e njohur si zonë minerare, do të kthehet në një nga pikat turistike të vendit. Kalova nga tuneli i Murrizit, një tunel, i cili është i derdhur i gjithi në hekur për shkak të gjeologjisë. Kam parë se sot kanë mbetur disa qindra metra për armatimin e gjithë këtij tuneli të hekurt”, tha ajo.