Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në Bulqizë prezantuan projektin për Parkun Tematik Retro, “Divizioni” një model inovativ i zhvillimit të turizmit.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se projekti është një destinacion turistik mikpritjeje.
Rama shtoi se ky projekt do të jetë motor ekonomie për qytetin.
“Është vërtet kënaqësi që sot rikthehemi në Bulqizë me Belindën dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, për të hapur kantierin e një projekti që është shumë i veçantë në llojin e vet. Jo vetëm do të bëjë transformimin e një territori që sot është shëmbëlltyrë e degradimit, por do të krijojë një destinacion turistik, ku Fondi i Zhvillimit, jo vetëm do të ndërtojë infrastukturën, por edhe do të krijojë kushtet për të mikpritur artizanët e zonës. Do të mikpresë edhe ata që përpunojnë produkte, qoftë fermerët e tokave të punuara të zonës, qoftë edhe grumbulluesit dhe përpunuesit e bimëve medicinale. Do të mikprsë familjet, më të rinjtë, gjyshërit, fëmijët. Do të mikpresë udhëtarë vendas apo edhe turistë të huaj. Sot mund të flasësh për turizëm dhe askush nuk çuditet më. Rruga e Arbit, po shkon drejt përfundimit. Ky park do të jetë motor i ri ekonomie për Bulqizën”, theksoi ai./abcnews.al