“Çmendet” turku/ Stamboll, 33 vjeçari vret 7 familjarë dhe vetëvritet

schedule19:28 - 25 Nëntor, 2024

schedule 19:28 - 25 Nëntor, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një 33-vjeçar vrau 6 anëtarë të familjes së tij dhe më pas veten. Mes viktimave ishin prindërit e tij, bashkëshortja dhe djali 10-vjeccar.

33-vjeçari Bahtiyar Aladag hapi zjarr pas një debati të ashpër me familjen e tij, duke vrarë fillimisht të atin e tij 65-vjeçar dhe më pas nënën 55-vjeçare. Ai plagosi gjithashtu motrën e tij 30 vjeçe.

Më pas autori u nis drejt një parukerie në Stamboll, ku vrau pronarin. Mes viktimave ishte edhe vëllai dhe nena e gruas se tij.

33-vjecari nuk u ndal me kaq dhe vrau kushëririn e tij 33-vjeçar dhe pas krimeve të rënda, ai drejtoi armën kundër vetes dhe i dha fund jetës.

Sipas mediave turke, autori kishte një të kaluar kriminale dhe ndaj tij rëndonin akuza për përdorimin e drogës.

Në automjetin e tij u gjetën një armë dhe nëntë gëzhoja, teksa ngjarja ka tronditur komunitetin lokal./abcnews.al