Rreth orës 18:20, në fshatin Moglicë, Maliq, një mjet bujqësor që drejtohej nga një shtetas 61 vjeç është përmbysur në aksin dytësor Moglicë-Zerec. Sipas burimeve paraprake, mjeti zetor ka marrë mbrapsht dhe është përmbysur duke qenë fatale për drejtuesin e mjetit.
Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi 61 vjeçar, shtetasi Sejfulla Gjata, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rastit. /abcnews.al