Banorët e Kombinatit të frikësuar, nuk kthehemi në shtëpi

schedule16:00 - 26 Nëntor, 2019

schedule 16:00 - 26 Nëntor, 2019

ABC News ishte pranë banorëve të kombinatit, për të parë nga afër dëmet që ka shaktuar tërmeti. Demet jane te konsiderueshme dhe banorët shprehen se janë të friksuar dhe nuk mund të kthehen në banesat e tyre. Ndërkohe ata thonë se bashkia nuk i ka shperblyer ende nga dëmet e shkaktuar nga tërmeti i 21 shtatorit.

Lëkundjet e mëdha të tërmetit që kanë goditur vendin tonë, në orët e para të mëngjesit të së Martës, kane shkaktur panik tek qytetarët.  Banorët e kombinatit kanë rrëfyer për ABC News, tmerrin që kanë kaluar dhe me lot në sy thonë se kanë frik të rikthehen në shtëpi.

Kamera e abc neës ishte në banesat e tyre, ku shihet sa dëme materiale  ka, carje të mureve dhe shëmbje të suvave. Banoret janë shprehur se sapo kishin përfunduar restaurimet e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i parë.

Banorët shprehen se nuk kanë marrë dëmshpërblim nga bashkai e tirnaës për dëmet që u shkaktuan nga tërmeti që goditit ventin tonë në shtator. Ndërsa ata që janë shperblyer deklarojnë se shifrat janë të papërfillshme.

Pas tërmetit të mbrëmshëm, qytetarët thonë se nuk dinë  ku do ta kalojnë natën, pasi në shtëpi nuk mund të kthehen dhe fëmijët janë të traumatizuar. Grupet e emergjencave cilive kanë dalë në terren për të bërë vlersimin e dëmeve, që ka shkaktuar tërmeti./abcnews.al