Ka nisur puna për ndërtimin e parkut urban në Spitallë të Durrësit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje në rrjete sociale, teksa shkruan se parku do ta kthejë zonën në një hapësirë rekreative në shërbim të qytetarëve.
“Ka nisur puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë, Durrës, që do ta kthejë këtë zonë në një hapësirë rekreative në shërbim të qytetarëve, me gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe zonë të dedikuar për fëmijë”, shkruan Rama.
/abcnews.al