Partia Social Demokrate e Gjermanisë propozon Scholz-in si kandidat për kancelar

schedule15:55 - 25 Nëntor, 2024

schedule 15:55 - 25 Nëntor, 2024

Partia Social Demokratike (SDP) në pushtet e Gjermanisë ka emëruar zyrtarisht kancelarin Olaf Scholz si kandidatin e saj për kancelar në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, thanë dy burime partiake për Reuters. Burimet theksuan se Bordi Ekzekutiv i SPD-së votoi unanimisht Scholz-in si kandidat. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius i SPD hoqi dorë nga kandidatura e tij për kancelar të enjten. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Gjermani janë caktuar për 23 shkurt.

Sipas një sondazhi të publikuar të shtunën, SPD aktualisht është në vendin e tretë me 14 për qind mbështetje të votuesve, ndërsa konservatorët e opozitës kryesojnë me 32 për qind mbështetjen e votuesve dhe partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka 19 për qind mbështetje.

Sipas sondazhit, Scholz ka mbështetjen e 39 për qind të votuesve, ndërsa kandidati konservator për kancelar Friedrich Mertz ka mbështetjen e 44 për qind. Mbështetja për Scholz-in dhe partinë e tij ka rënë në vitet e fundit dhe koalicioni qeverisës me tre anëtarë u rrëzua në fillim të këtij muaji për shkak të dallimeve në pikëpamjet se si të nxitet rritja ekonomike./abcnews.al