Operacion “blic” në Elbasan, goditet rrjeti kriminal, pas zbërthimit të bisedave në SKY ECC

schedule12:39 - 25 Nëntor, 2024

schedule 12:39 - 25 Nëntor, 2024

Një operacioni I gjerë kundër një grupi kriminal me bazë në qytetin e Elbasanit, po zhvillohet nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se deri më tani janë ekzekutuar mbi 4 masa sigurie të lëshuara nga SPAK, për persona që dyshohet se janë të përfshirë në këtë organizatë kriminale.

Aksioni I policisë ka nisur që pasditen e të dilës, ku janë kontrolluar banesa, njësi tregëtare, magazine dhe prona të personave që dyshohen se janë të përfshirë edhe në trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe në gjarje kriminale. Përveç Elbasanit, Policia e Shtetit me urdhër të SPAK, ka ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në zonën e Tiranës.

Kontrolle mësohet se janë bërë në banesat e disa ish-gjyqtarëve që kanë ushtruar funksionin e tyre në Gjykatën e Elbasanit.

Mes tyre kontrolle janë bërë në shtëpinë e ish kreut të gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu dhe ish gjytqtares Pajtime Fetahut e cila u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë në vitin 2022. Aktualisht Pajtime Fetahu ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së  me 2 Gusht 2024  për dosjen Çopja pasi po hetohet për korrupsion.

Ky aksion I Policisë së shtetit I cili po vijon,, mësohet se ka ardhur pas hetimve disa mujore të SPAK dhe zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin SKY Ecc./abcnews.al/