Një alarm portokalli është shpallur në 9 provinca të Francës për shkak të stuhisë “Bert”, e cila përfshiu Francën pas Britanisë së Madhe dhe Irlandës.
Stuhia “Bert”, e cila shkaktoi përmbytje dhe ndërprerje të transportit në Britani dhe Irlandë gjatë fundjavës, preku edhe pjesët lindore dhe qendrore të Francës.
Agjencia Meteorologjike Franceze “Metro-France” deklaroi se stuhia “Bert”, me shpejtësi që kalon 120 kilometra në orë, do të ndikojë negativisht në jetën e qytetarëve në provincat Allier, Saone-et-Loire, Jura, Puy-de-Dome, Loire, Rhone, Ain, Haute-Loire dhe Isere.
Në këto provinca për shkak të stuhisë është lëshuar alarm portokalli.
Ndërkohë ka patur ndërprerje në shërbimet e trenave në rajonin Auvergne Rhone-Alpes, ku janë dhënë paralajmërime për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Gjatë fundjavës, pati përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike dhe ndërprerje të transportit në Britani dhe Irlandë për shkak të stuhisë “Bert”.
Qindra qytetarë braktisën shtëpitë e tyre në pjesë të ndryshme të Britanisë dhe shumë shtëpi në Irlandën e Veriut u përmbytën.