Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze,në një konferencë për shtyp shpalli përbërjen e re të qeverisë dhe për ministër të Punëve të Jashtme propozoiMaka Bochorishvili, kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane.
Në krye të Ministrisë së Drejtësisë u emërua Anri Ohanashvili, kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, ndërsa David Songulashvili, kryetar i Komisionit për Ekonominë Sektoriale dhe Zhvillimin Ekonomik, do të drejtojë Ministrinë e Mjedisit dhe Bujqësisë.
Emërimet u shpallën menjëherë para seancës së parë të parlamentit, e cila është caktuar për në orën 12:00 me orën lokale, dhe do të mbahet në sfondin e protestave dhe problemeve me legjitimitetin e parlamentit të ri për shkak të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 26 tetor, për të cilat opozita pretendon se janë të manipuluara.
Katër parti opozitare që kaluan pragun prej pesë për qind njoftuan se do të bojkotojnë punën e Kuvendit.
Sesioni inaugurues i parlamentit gjeorgjian do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Lado Kahadze.
Pikat kryesore të rendit të ditës përfshijnë konfirmimin e mandatit të të 150 anëtarëve dhe zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, Nënkryetarit dhe Kryetarit të Bordit.
Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pesë parti politike hynë në parlament dhe partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane ka 89 mandate./abcnews.al