Detaje të reja kanë dal nga vrasja misterioze e biznesmenit mirditor, Eduart Reçi.
Burime per ABC News thonë se Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit.
Gazetarja Bleona Sari raporton se janë arrestuar dy autorët, ku njëri prej tyre është efektiv policie nga Komisariati Numër 2./abcnews.al