Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do ta rikthejnë emrin e shqiptarëve në Britani.
Ai theksoi se shqiptarë kanë përfituar më pak nga sa ka kapur ky vend nga ju, pasi janë pjesë e çdo fushe nga moda te katedrat e universiteteve.
“Disave prej jush ju është dashur të fshihni identitetin apo të bëni punë që as nuk ju kishte marrë mendja se do të bënit. Do të marrim nismë ligjore që regjistrimin pa telashe në Shqipëri të atyre që u regjistruan si kosovar këtu në Angli. Do vijojmë përpjekjet diplomatike për t’ju mundësuar ju që keni një emër tjetër nga ajo kohë, që të riktheni emrin e nënës dhe të babës.
Ishte viti i egër në 1999 kur shqiptarët u dyndën për t’i shpëtuar kasapit të Beogradit.
Vetë ndarja mes refugjatëve politikë dhe ekonomikë, është vetëm një mjet për të ushtruar diferencimin shoqëror. Ju shqiptarët e Britanisë së madhe keni përfituar më pak nga sa ka kapur ky vend nga ju. Mjafton të shikosh rreth e rrotull dhe kupton realitetin. Shqiptarët punojnë në biznese të hapura nga ata vetë, shquhen në botën e modës, në katedrat e universiteteve”.