Janë në një krizë të thellë dhe këtë e konfirmon humbja e 5-të radhazi.
“Qytetarët” e Manchester City kanë zhgënjyer jo pak në “Etihad”, teksa është mundur nga Tottenham i Ange Postecoglou me rezultatin e thellë 3-0, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Premier League.
“Ylli” i sfidës ishte “fantazisti” anglez, James Maddison, i cili arriti të plotësonte dopietën personale në minutat 13’ e 20’, ndërsa për të vulosur fitoren e thellë të skuadrës nga Londra menduan anësori spanjoll Pedro Porro dhe uellsiani Brenna Johnson.
Falë këtij triumfi Tottenham ngjitet në vendin e 6-të renditjes me 19 pikë, ndërsa Manchester City mbetet në vendin e 3-të me 23 pikë, duke i dhënë mundësinë kryesuesve të Liverpool të krijojnë shkëputjen prej 8 pikësh. /i.m /abcnews.al