Kina mund të aksesohet pa viza/ Ja cilat janë ndryshimet e publikuara

schedule12:53 - 23 Nëntor, 2024

schedule 12:53 - 23 Nëntor, 2024

Kina ndërmerr një tjetër hap stimulues duke ofruar aksesin pa viza për udhëtarët nga Japonia, Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi dhe shtete të tjera.

Kjo marrëveshje iniciohet nga përpjekjet e Kinës për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar, shkëmbimet e biznesit si dhe për të zhvilluar turizmin. Ky vendim do të jetë funksional nga 30 nëntori 2024 deri më 31 dhjetor 2025 dhe parashikohet të shtyhet periudha e qëndrimit pa vizë për qytetarët e të gjitha 38 shteteve që përfshihen në programin e saj pa vizë, nga 15 ditë në 30 ditë.

Kjo iniciativë e Kinës ka në fokus forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike me shtetet e tjera, veçanërisht pasi vendi ka nisur të rikuperohet nga pasojat e pandemisë së COVID-19.
Kina ka ofruar më parë marrëveshje pa vizë për Korenë e Jugut dhe disa shtete evropiane, për të stimuluar turizmin dhe tregtinë në një ekonomi që po përballet me ngadalësim. /abcnews.al