Një operacion për goditjen e lojërave të fatit është zhvilluar mbrëmjen e së premtes nga policia e shtetit dhe përfundoi me prangosjen e 29 personave dhe një tjetër u shpall në kërkim.
Forcat e posaçme shqiponja dhe ato Operacionale kanë ushtruar kontrolle në disa lokale ku kanë zbuluar edhe ambiente që ishin përshtatur për aktivitetin e lojërave të fatit dhe basteve sportive.
Operacioni u shtriu në disa zona të Tiranës duke nisur nga ajo e ish-bllokut që është një nga më të frekuentuarat si dhe në Periferi përfshi zonën e Astirit dhe Kamzës.
Gjatë kontrolleve janë gjetur rreth 450 mijë lek që dyshohet se janë përftuar nga aktiviteti kriminal. Po kështu janë sekuestruar edhe 33 telefona celulare si dhe pajisje të ndryshme kompjuterike që përdoreshin për vënien e basteve sportive online.
Ndaj personave të arrestuar rëndojnë disa vepra penale, duke nisur nga ajo e ”Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe ”Moskallëzimi i krimit”.
/abcnews.al