“Klasikja” e Evropës/ Shorti i Ligës së Kombeve, në çerekfinale Itali-Gjermani,  “Dardanët” sfidojnë Islandën në “play-off”

schedule17:36 - 22 Nëntor, 2024

schedule 17:36 - 22 Nëntor, 2024

Nuk është trofeu më I lakmuar, por gjithsesi mbetet një kompeticion i rëndësishëm që sjell përballje të mëdha në futbollin europian. Pikërisht, këtë pretendonte UEFA kur krijoi Ligën e Kombeve, që në çerekfinalet për trofeun do të prezantohet me një klasike të vërtetë siç është Itali-Gjermani.

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës, që përcaktoi sfidat në fazën çerekfinale të turneut nuk e kurseu këtë sfidë mes dy rivalëve të përjetshëm të futbollit në kontinentin e vjetër.

Italia do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi, nëdrsa gjermanët treguan gjatë fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, që janë mes favoritëve kryesorë për të ngritur lart trofeun.

Nuk janë më posht në nivelin e tyre edhe përballjet e tjera çerekfinale.

Kështu Holanda do të luajë kundër Spanjës, kampione në fuqi të Europës, Koracia do të sfidojë Frnacën, ndërsa Portugalia e Kristiano Ronaldo do të përballet me Danimarkën.

Po ashtu, shorti I hedhur në Nion përcaktoi edhe sfidat në fazën e play-off, mes skuadrave që do të luajnë për ngjitjen apo rënien në Liga.

Kosova do të sfidojë Islandën në misionin e saj për të luajtur në Ligën B në edicionin e ardhshëm të turneut. Një mison I rëndësishëm për “Dardanët” që gjithashtu do të luajnë edhe jashtë fushe në pritje të vendimit të KAS në lidhje me skandalin e Bukureshitit.

Ndeshjet çerekfinale dhe ato të play-of në Ligën e Kombeve do të luhen në datat 20 dhe 23 mars të vitit të ardhshëm. /abcnews.al