Balerin me bluzë të bardhë/ Muçollari: Në fushën e mjekësisë më shtyu familja, pasionin e artit e kam të deleguar nga motra

schedule10:46 - 22 Nëntor, 2024

schedule 10:46 - 22 Nëntor, 2024

Anxhelo Muçollari është primabalerin dhe solist në Teatrin e Operas dhe Baletit. I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai ka bërë një rrëfim për gjithë karrierën e tij në balet dhe jo vetëm.

Anxhelo ka treguar se shtysa kryesore që të bëhej pjesë e kësaj bote ka qene motra e tij, balerina Adela Muçollari.

“Baleti nisi si një pasion i deleguar dhe i parë nga Adela, edhe më pas u bë një pasion i madh i imi. Te baleti kam gjetur shumë gjëra, arti në vetvete, një frymëzim shumë i thellë, nga gjuha e trupit. Kam mësuar që mendimin ta shpreh me gjuhën e trupit, më pas kam zhvilluar anën emocionale dhe në atë mënyrë unë do të mund të shkojë te publiku. Më pas, kam kuptuar që arti të mëson të bukurën, të cilën e gjen në çdo vend, në çdo aspekt të jetës. Na rrethon gjithë kohën.

Ne meshkujt përdorim papuçet dhe qendrojmë mbi gishtërinjtë. Por të vallëzosh mbi gishtërinjtë dhe me partneren në krahët e tu, është goxha impenjative dhe nga ana fizike. Por nga ana e ndjenjës ti vërtetë ke atë ndjesinë që harron lodhjen, por ndjen emocionin. Shpeshherë në skenë më ka ndodhur që të kërcejë me dëmtime, i lodhur, i sëmurë, por kur fillon muzika, prek partneren, fillon performonë, harron çdo gjë”.

Më tej, ai zbuloi se ka dhe një plan B, që është ai në fushën e mjekësisë si fizioterapist. Anxhelo theksoi se e ushtron si profesion, pasi ndjen një kënaqësi shumë të madhe, kur kthen dikë të kufizuar në gjendjen e mëpërparshme.

“Është një nga profesionet më hyjnore, në fillim mendoja si gjithë familja që shtyn drejt botës së mjekësisë. Por duke e prekur më nga brenda profesionin, kuptova që e bën një njeri të ndihet më mirë, vërtet ti shëron një sëmundje, nga një person me një kufizim të caktuar, ti e kthen në një person me një kufizim normal. Është goxha humane dhe krijon një lidhje shumë të ngushtë me çdo pacient”. /abcnews.al