TIRANË- Polemisti Laert Vasili i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, duke komentuar ngjarjen tragjike të vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani, tha se promovimi i dhunës është prezent kudo.
Ai theksoi se shqiptarët jetojnë nën terrorin e politikës së dhunshme.
Sipas tij, të gjithë bashkë si shoqëri me modelet që promovojmë kemi ndikuar në uljen e nivelit kulturor në shoqëri.
“Në Shqipëri, ka vite tashmë që promovohet një sistem i dhunës, pra promovohet dhuna. Në jetojmë nën terrorin e një politike të dhunshme, që buron nga mediat, me prototipat që promovohen nga emisionet. Ne jetojmë në llahtarë, ne ja arritëm, ne vramë të ardhmen”, tha ai./abcnews.al