Disa persona të armatosur hapën zjarr ndaj automjeteve të pasagjerëve në një zonë fisnore në Pakistanin veriperëndimor të enjten, duke vrarë të paktën 38 persona dhe duke plagosur 29, raporton Reuters.
“Është një tragjedi e madhe dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet”, thanë autoritetet.
Tensionet kanë ekzistuar për dekada mes myslimanëve të armatosur shiitë dhe sunitë lidhur me një mosmarrëveshje për tokën në zonën fisnore që kufizohet me Afganistanin.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për incidentin./abcnews.al