Policia po zgjeruar pistat e hetimeve në lidhje me vrasjen e 28 vjeçarit Klaudio Prendit, pak ditë më parë në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Burime për ABC News thonë se, përveç borxheve dhe punës së babait Fran Prendi si gjyqtar, po verifikohet dhënia e parave me fajde dhe përfshirja në baste sportive.
Grupi i hetimit ka dyshime se disa persona që kanë fituar shuma të mëdha parash, 28-vjeçari nuk i ka likujduar. Gjithashtu edhe lidhje të dyshimta me aktivitete të tij jashtë vendit.
Një ditë më parë, u raportua për një borxh prej 15 mijë eurosh. Madje ditët e fundit Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte. Babai, ish-gjyqtari Fran Prendi ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.
Ndërkohë, të tjera detaje janë zbardhur edhe për automjetin tip Audi A4 të përdorur në krim, që u gjet i djegur në Farkë. Automjeti me targa greke rezulton i vjedhur një vit më parë në Tiranë. Gazetari Ervin Leka raportoi se targa rezulton e dubluar dhe se po bashkëpunohet me autoritetet greke për detaje.