“Kievi mund të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi”, kjo është mbështetur edhe nga Britania, pas SHBA.
Raketat e prodhimit britanik “Storm Shadow” janë hedhur në territorin rus nga Ukraina për herë të parë, ka thënë një burim për Sky News.
Vendimi për të miratuar sulmet u mor në përgjigje të vendosjes së më shumë se 10,000 trupave të Koresë së Veriut në kufirin e Rusisë me Ukrainën, në atë që zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA kanë paralajmëruar se ishte një përshkallëzim i madh i konfliktit gati tre-vjeçar.
Në fillim të kësaj jave, u publikua lajmi se SHBA do të lejonte Ukrainën të lëshonte raketa me rreze të gjatë ATACMS kundër Rusisë, diçka që ajo kishte hezituar ta lejonte për gati 33 muaj luftë.
/abcnews.al/