Prokuroria e Posaçme ka vënë në sekuestro 2 vila në pronësi të deputetes Monika Kryemadhi dhe nënës së saj Fatime Kryemadhi. Pronat ndodhen në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë. Një prej vilave ë3sëhtë në pronësi të deputetes Monika Kryemadhi dhe tjetra në pronësi të nënës së saj.
Sipas SPAK masa e sekuestros vjen pas hetimeve të nisura ndaj çiftit Meta Kryemadhi që akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Të martën gjykata e apelit të posaçëm la të pa ndryshuar masën detyrim paraqitje për kryemadhin dhe atë të arrestit në burg për ish-presidentin Ilir Meta edhe pse ata kërkuan ndryshim të këtyre masave. Ish-presidenti Ilir Meta u vu ne pranga më 21 tetor me urdhër të SPAK, ndërsa ndaj Kryemadhit u caktua masa detyrimit për tu paraqitur në prokurori.
Nga hetimet e prokurorisë, çifti Meta-Kryemadhi akuzohen për fshehje pasurie, pastrim parash e korrupsion ne lidhje me hetimet për lidhjen e marrëveshjes mes Cez dhe Dia, shumat e pa deklaruara të parave për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te partisë lëvizja socialiste për integrim si dhe mos deklarim te burimit të të ardhurave për disa ndërhyrje kirurgjikale dhe për ndëshkimin për lidhjen e një marrëveshje interkonjeksioni mes një kompanie që drejtohet nga një shqiptaro-amerikan dhe një kompanie celulare në vendin tonë.
/abcnews.al