Makina tip Audi A4, e përdorur për vrasjen e Klaudio Prendit, po i nënshtrohet një ekspertize në policinë e Tiranës, për të mësuar më shumë të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Më herët, ekspertët gjetën pistoletën silenciator të djegur plotësisht pas një kontrolli të dytë në automjet.
ABC News ka siguruar edhe momentin e vrasjes së të riut, ku shihet se e gjitha ngjarja ka ndodhur në pak sekonda. Prendi hipën në automjetin tip G Class dhe makina e autorëve i shkon paralel dhe e qëllon. Më herët, ABC Neës raportoi se Prendi kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.
Viktima kishte borxh afro 15 mijë euro. Madje ditët e fundit, ai kishte patur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte mes viktimës dhe personave të tjerë. I ati i tij, Fran Prendi ka deklaruar në polici se ishte në dijeni të konflikteve të të birit por se mund t’i bëhej atentat.
28 vjeçari ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra në kokë dhe kraharor./abcnews.al