Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore do të ketë reshje dëbore

schedule07:20 - 20 Nëntor, 2024

schedule 07:20 - 20 Nëntor, 2024

Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e vranësirave të dendura duke gjeneruar reshje shiu me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë, ku herë pas here prite reshje në formë shtrëngate. Në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore, shira më të dendur do të ketë në veriperëndim dhe jugperëndim të territorit ndërsa dëbora më e theksuar do të jetë në skajin verior dhe verilindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale deri në 22°C vlera maksimale në rang territori. Era do të vijojë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi jigor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Pjesa e parë të ditës do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut e dëborës në pjesën më të madhe të Kosovës, ku më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa orët e pasdites sjellin shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës Ku më të theksuara do të jenë në zonat perëndimore. Mbrëmja dhe nata vijojnë më të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike në Kosovë. Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 gradë celcius si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët e shënuar në Podujevë deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në Gjakovë. Ndërkohë era do të fryjë e fortë me shpejtësi maksimale deri në 60 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi kryesisht jugor.

Maqedonia e Veriut

Gjatë ditës së mërkurë, Republika e Maqedonisë së Veriut do të paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës, ku më të dendura do të jenë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore. Përsa i përket pjesës së dytë të ditës; moti vijon me shtim të inetnsiteti të reshjeve në të gjithë republikën e MV, ku herë pas here do të ketë; stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë celcius në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale deri në 19°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Evropa

Si pasojë e zhvillimit të një cikloni të fuqishëm përkatësisht në Veri të kontinentit Europian me ndikim deri në qendër do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në gadishullin Skandinav si edhe Alpet e Europës, ku priten reshje të dendura dëbore. Po ashtu me vranësira, rrebeshe shiu si edhe erë të fortë do të dominohet rajoni i Ballkanit, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi ndërsa gadishulli Iberik, Britania e madhe si edhe pjesërisht vendet Lindore do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta./abcnews.al