I shpallur në kërkim për shitje dhe kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Dibër

schedule11:34 - 19 Nëntor, 2024

schedule 11:34 - 19 Nëntor, 2024

Ka përfunduar në prangat e policisë një 35-vjeçar në Dibër. Mësohet se ai ishte i shpallur në kërkim nga policia, pasi është 4 vjet burg për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, dhe “Kultivim të bimëve narkotike”, i cili ka për të vuajtur dhe 1 vit e 4 muaj burg.

Njoftimi i Policisë:

I shpallur në kërkim për dy vepra penale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, kapën dhe ndaluan shtetasin 35 vjeç, banues në fshatin Staravec.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet burg për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, dhe “Kultivim të bimëve narkotike”, i cili ka për të vuajtur dhe 1 vit e 4 muaj burg.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al