Presidentin rus, Vladimir Putin ka miratuar doktrinën e përditësuar bërthamore, duke rinovuar atë që nënshtroi në qershor të vitit 2020. Putin nënshkroi dokumentin disa orë pasi presidenti i SHBA-së në largim Joe Biden i dha Ukrainës dritën jeshile për të përdorur raketat amerikane në tokën ruse.
Këto ndryshime shihen si një përpjekje e Putin për t’i treguar “vijën e kuqe” SHBA-ve dhe aleatëve të saj, duke dërguar mesazhin se Moska do të konsiderojë përgjigje me armë bërthamore nëse lejojnë Ukrainën të godasë thellë në territorin rus me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi.
I njohur zyrtarisht si “Parimet themelore të politikës shtetërore për parandalimin bërthamor”, dekret përcakton kuadrin për përdorimin e arsenalit bërthamor të Rusisë, më i madhi në botë.
Dekreti i përshkruan armët bërthamore si një “mjet parandalimi”, duke vënë në dukje se përdorimi i tyre është një “masë ekstreme dhe shtrënguese”.
Versioni i ri thotë se një sulm kundër Rusisë nga një fuqi jobërthamore me “pjesëmarrjen ose mbështetjen e një fuqie bërthamore” do të shihet si “sulm i tyre i përbashkët ndaj Federatës Ruse”.
Në të njëjtën kohë, dekreti përshkruan kushtet për përdorimin e armëve bërthamore me më shumë detaje në krahasim me versionin e mëparshëm të doktrinës, duke vënë në dukje se ato mund të përdoren në rast të një sulmi masiv ajror që përfshin raketa balistike dhe lundruese, avionë, dronë dhe mjete të tjera fluturuese.
Vetëm disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA, Putin urdhëroi ndryshime në doktrinën bërthamore për të thënë se çdo sulm konvencional ndaj Rusisë i ndihmuar nga një fuqi bërthamore mund të konsiderohet si një sulm i përbashkët ndaj Rusisë.
Lufta në Ukrainë ka shkaktuar konfrontimin më të rëndë midis Rusisë dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962 – e konsideruar si më e afërta që dy superfuqitë e Luftës së Ftohtë arritën në luftën e qëllimshme bërthamore./abcnews.al