Donald Trump tha të hënën se administrata e tij do të shpallë një emergjencë kombëtare dhe do të përdorë ushtrinë amerikane për të kryer deportime masive të emigrantëve të paligjshëm.
“E vërtetë”, shkroi Trump në rrjete sociale në përgjigje të një komentuesi, i cili shkroi se presidenti i zgjedhur do të shpallte një emergjencë kombëtare dhe do të përdorte mjetet ushtarake për të udhëhequr “një program deportimi masiv”.
Që nga fitorja e tij vendimtare, Trump ka thënë se synon të përmbushë premtimin e tij të fushatës për të ekzekutuar dëbimet masive , duke filluar nga dita e parë e presidencës së tij. Por shumë aspekte të asaj që ai e ka përshkruar si “programi më i madh i dëbimit në historinë amerikane” mbeten të paqarta.
Por edhe nëse një administratë e SHBA-së do të ishte në gjendje të përparonte ligjërisht me këto plane, autoritetet do të duhej të përballeshin me sfida të mëdha logjistike./abcnews.al