FOTO/ U qëllua me breshëri plumbash, ky është 28 vjeçari Klajdi Prendi që u vra në Tiranë. Djali i ish gjyqtarit Fran Prendi

schedule08:01 - 19 Nëntor, 2024

schedule 08:01 - 19 Nëntor, 2024

Ky është 28 vjeçari Klajdi Prendi që u ekzekutua pas mesnatës në zonën e Xhamllikut në Tiranë. 28 vjeçari është djali i ish gjyqtarit Fran Prendi, i cili dha dorëheqjen nga Gjykata e Posaçme në 2020.

Sipas informacioneve, i riu ka qenë duke konsumuar kafe me disa miq dhe pasi ka hyrë në automjetin e tij tip G Class ngjyrë gri është qëlluar disa herë, ku ka marrë plumba në kokë, gjoks dhe krahë.

Autorët e atentatit kanë qenë në një makinë dhe është qëlluar sapo ka dalë nga lokali në Xhamllik për të hyrë më makinën e tij, e cila është mbushur plotë me vrima plumbash.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar./abcnews.al