Një makinë e djegur është gjetur në Farkë.
Hetuesit e krimeve në drejtori kanë konfirmuar se bëhet fjalë për makinën e përdorur në atentatin ndaj 28 vjeçarit Klajdi Prendi, i cili u vra pak pas mesnate në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Po sipas të njëjtave burime, mjeti i gjetur i djegur është me targa te huaja.
Autorët e atentatit kanë qenë në një makinë dhe 28 vjeçari është qëlluar sapo ka dalë nga lokali në Xhamllik për të hyrë më makinën e tij, tip G class ngjyrë gri, e cila është mbushur plot me vrima plumbash.


