Gazetari Ardit Rada në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi zhvillimet e ndodhura në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.
Gjatë fjalës së tij gazetari Rada tha se opozita sipas tij e ka dështuar me sukses këtë komision, duke nënvizuar se Vokshi mund t’i frikësohej dëshmive të Ilir Beqajt.
“Do të dëshmonte se si elementë të PD janë të lidhur me atë që quhet biznesi i barnave. Këtu ka nisur i gjithë debati. Kjo bandë e ilaçeve që ka zhvilluar aktivitet në Shqipëri ka financuar PD dhe kjo është një fakt publik. Administratorë të ndryshëm të depove farmaceutike kanë financuar PD në disa zgjedhje dhe këtu mendoj se është bërë pengimi i Beqajt për të dëshmuar. Pra mund të jetë edhe arsyeja e nervozizmit të Albana Vokshit dhe anëtarëve në Komision. Mund të thuhet se opozita e dështoi atë me sukses”, tha ai.
Gjithashtu gjatë intervistës, Rada u ndal edhe tek akuzat që Gazment Badhi ka ngritur ndaj Flamur Nokës. Gazetari Rada nënvizoi se akuzat e Bardhit ndaj Nokës janë edhe për trafikim droge
“Gazment Bardhi është një personazh politik që ka tentuar të kalojë yblerin dy tre herë. Ka detyrim publik që të sqarojë që kur e akuzonte Sali Berishën si autor të Gërdecin, nuk shkonte tek 21 janari sepse atje futej edhe Basha. Pra situata është aq shumë qesharake sa bëjnë edhe diferencime të krimeve. Tani është edhe pjesa e vilave, por edhe e trafikut të drogës sepse e ka akuzuar Flamur Nokën për këtë ngjarje. Por para disa muajve i kemi parë edhe të dy bashkë, se tashmë bashkohen tek Berisha”, shtoi ai.
/abcnews.al/