“Ylli” i Frankfurt, “gjigantët” e Evropës vihen pas “faraonit” egjiptian

schedule19:16 - 18 Nëntor, 2024

schedule 19:16 - 18 Nëntor, 2024

Është padyshim ndër më të mirët e momentit.

“Ylli” egjiptian Omar Marmoush po bën “të madh” emrin e tij në arenën evropianin, me sulmuesin e “Shqiponjave” të Eintracht Frankfurt, që po zhvillon një sezon të çmendur, ku në vetëm 16 sfida ka shënuar 14 gola e ka asistuar 10 të tjerë.

Të tilla performanca kanë tërhequr vëmendjen e të mëdhenjve të Evropës, ku sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, pas “faraonit” të ri janë vendosur “Të Kuqtë” e Liverpool dhe “Katalanasit” e Barcelona, ku në “Anfield” konsiderohet si pasardhësi i Mohamed Salah, ndërsa në Spanjë si e ardhmja e sulmit, pas largimit të Robert Lewandowski.

Sa i përket vlerës së kartonit, “Shqiponjat” gjermane synojnë të përfitojnë rreth 50 milionë euro nga shitja e tij, ku sipas “thashethemeve”, “fantazisti” 25-vjeçar dëshiron të veshë fanellën e Liverpool dhe marrëveshja mes dy klubeve është në fazat e fundit. /i.m /abcnews.al