“El Clasico” në merkato, Real e Barça në garë për “yllin” e Premier League

schedule18:36 - 18 Nëntor, 2024

schedule 18:36 - 18 Nëntor, 2024

Nuk mjaftonin mungesat e Alaba, Carvajal, Lucas Vazquez e Aurelian Tchouameni, me “Galaktikët” që kanë humbur një tjetër pjesë të tyren.

Qendërmbrojtësi brazilian Eder Miliato i ka dhënë një fund të parakohshëm këtij sezoni, me “gjigantët” e futbollit spanjoll janë të detyruar të mendojnë për afrimin e një qendërmbrojtësi të të njëjtit kalibër dhe deri më tani në listën e pretendentëve janë Aymeric Laporte, Jonathan Tah, Castello Lukeba e Mario Hermoso, mirëpo nuk mbaron me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, në “radarët” e “Galaktikëve” ka rënë është “ylli” i Nottingham Forest, Murillo Santiago Costa dos Santos, ose shkurt Murillo, me brazilianin, i cili u transferua në Corinthias në Premier League, në verën e 2023-shit, mirëpo duket se një vit ka mjaftuar për të lënë “gjurmë”.

Megjithatë, kjo “gjurmë” nuk është ndjekur vetëm nga Real Madrid, pasi në ndjekje të 22-vejçarit janë vënë edhe rivalët e tyre të përjetshëm, “Katalanasit” e Barcelona, me teknikun Hansi Flick, i cili e pëlqen shumë profilin e lojtarit.

Sa i përket çmimit, kartoni i “yllit” latin vlerësohet në 40 milionë euro, sipas specilistëvë të “Transfermarkt”, teksa në garë për të janë edhe Juventus e Chelsea. /i.m /abcnews.al