Ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të hënë, pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet, me humbjen e jetës së një adoleshenti 14-vjecar është reflektuar dhe në sallën e parlamentit. Deputetja demokrate Ina Zhupa reagoi shpejtë me një kërkesë për dorëhqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastrliu.
“Duhet të mbani përgjegjësi bashkë me këtë ministrin e brendshëm, që nuk ka ardhur fare sot! Manastirliu duhet japësh dorëheqjen dhe të ikësh me turp nga ky skandal, pasi keni dështuar që me psikologët në shkolla, te oficeret e policisë në shkolla”
Deputetja Zhupa solli si argument të reagimit të saj faktin që një pjesë e fondeve shkojnë për sigurinë në shkolla por ngjarja tragjike këtë të hënë nuk u shmang.
Ministrja pati reagimin e parë për ngjarjen, pas këtij qëndrimi.
“Jam e tronditur nga humbja e jetës së një 14-vjeçari jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli”, ndërkohë që policia po zbardh rrethanat e ngjarjes. Dhimbja është vërtetë e madhe. Është një ngjarje nga e cila duhet të reflektojmë. Na fton që si përfaqësues të qytetarëve të angazhohemi më shumë për ambient më të sigurt për fëmijët tanë”, tha ai.
Më vonë për ngjarjen pati një reagim të dytë nga institucioni i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke u kërkuar institucioneve të sqarohen rrethanat.
“Kërkojmë nga institucionet ligjzbatuese që të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje. Siguria në shkolla dhe jashtë tyre ka qenë dhe do të mbetet një prioritet absolut, i bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Arsimit, Pushteti Vendor, komunitetit dhe të gjithë shoqërisë”
Për të shmangur përsëritjen e të tilla ngjarjeve, Ministria e Arsimit u drejtohet prindërve dhe më gjerë.
“Mbetet gjithmonë thelbësor roli sa më aktiv i të gjitha palëve, prindër, mësues, punonjës të policisë së shtetit, institucione arsimore por edhe komuniteti, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen”
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës, ku para shkollës Fan Noli tre adoleshentë u konfiktuan, deri tek përdorimi i thikave. Për pasojë një 14-vjeçar humbi jetën.