Një ngjarje e rëndë u raportua këtë të hënë në kryeqytet ku disa adoleshentë u përfshinë në një sherr mes tyre. Një sherr që kaloi në përdorimin e thikës. Një 14-vjeçar ndërroi jetë, pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra. Po ashtu të plagosur mbetën dhe dy të tjerë që ndodhen në spital për trajtim mjekësor.
ABC News ka mësuar se sherri mes adoleshentëve ka nisur si fillim në pushimin e gjatë brenda ambienteve të shkollës, dhe më pas ka ndërhyrë roja shkollës dhe stafi i mësuesve për të ndarë adoleshentët e përfshirë.
Por pasi kanë përfunduar mësimin janë konfliktuar sërish.
“Fillimisht janë përplasur me grushte dhe më pas situata ka degraduar në përdorimin e thikës ku humbi jetën 14-vjeçari. Nga ky sherr, mësohet se viktima dhe i plagosuri tjetër që po merr trajtim mjekësor janë nxënës të shkollës Fan Noli, ndërsa nxënësit e tjerë, nga një shkollë në Sauk”.
Ndërsa i plagosur tjetër ndodhet në një spital privat, ndërsa policia ka njoftuar se i plagosuri është autori i vrasjes i cili po mjekohet.
Në ambientet e spitalit privat ndodhen edhe forca të policisë. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/abcnews.al/