Fermerët francezë në protesta/ Kundërshtojnë marrëveshjen e BE-së për importet e produkteve ameriko-latine

schedule17:55 - 18 Nëntor, 2024

schedule 17:55 - 18 Nëntor, 2024

Fermerët në Francë kanë zhvilluar protesta ditën e sotme pasi kundërshtojnë marrëveshjen tregtare të Bashkimit Europian me bllokun Mercosur.

Sipas fermerëve, marrëveshja me vendet e bllokut Mercosur që përfshin Argjentinën, Brazilin, Paraguaj dhe Uruguaj do të ndikojë negativisht në jetesën e tyre. Kjo marrëveshje ka qenë në negociata gati për dy dekada dhe fillimisht u pa me interes si një hap I mëtejshëm bashkëpunimi mes Europës dhe bllokut ameriko-latin.

Protestat e ditës së sotme përfshinin demonstrata dhe bllokime rrugësh, pasi kjo marrëveshje mund të sjellë rritje të importeve të produkteve bujqësore nga Amerika e Jugut, duke rrezikuar çmimin e produkteve vendase.

Sipas tyre, kjo mund të sjellë rritje të importeve të mishit, sojës dhe produkteve të tjera bujqësore të çilat mund të konkurrojnë me produktet vendase e kësisoj do të ulin çmimin.

Në argumentet e tyre listohen se marrëveshja nuk mbron mjaftueshëm standardet bujqësore të cilat përfshijnë rregulloret mjedisore, sigurinë ushqimore dhe mirëqenien e kafshëve, ku sipas tyre janë më të rrepta në BE sesa në vendet ameriko-latine.

Në pikat kryesore të argumentimit, bëhet me dije se kjo marrëveshje do të rrisë shpyllëzimin pasi Amerika e Jugut do të rrisin eksportet e tyre drejt Europës.

Qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron po përballet me një presion nga grupet e interesit të cilët duan negocim ose mohim të marrëveshjes në tërësi. Qasja e qeverisë ndaj këtyre tensioneve ka rëndësi të veçantë sepse ndajnë interesat rurale dhe urbane dhe midis sektorëve të ndryshëm të industrisë bujqësore.

Gjithashtu kjo situatë e krijuar ka pasoja politike të rëndësishme, veçanërisht me zgjedhjet që po afrohen në Francë. /abcnews.al