“Mbrojtja ka punë gjithmonë”/ Ismajli para ndeshjes me Ukrainën: I bindur që do të shënojmë, japim maksimumin

schedule15:53 - 18 Nëntor, 2024

schedule 15:53 - 18 Nëntor, 2024

Mbrojtësi i kombëtares, Ardian Ismajli shprehet i bindur se sulmuesit kuqezi do të shënojnë ndaj Ukrainës, në ndeshjen që do të zhvillohet mbrëmjen e së martës në “Air Albania”.

Gjatë konferencës për shtyp me trajnerin Sylvinho, Ismajli u shpreh se futbollistët do të japin maksimumin.

“Mbrojtja ka punë gjithmonë, kemi detyrë për të mberojtur. Ndeshjen me Çekinë, ndeshjen e parë, nuk e kemi njohur mirë sulmuesin,. Ndeshjen e dytë e patë vetë, morëm masa. Shpreosj se edhe nesër do t’ia dalim me fitore. E rëndësishme është fitorja. Duhet të bëjmë gola, ky është futbolli. Jam i bindur që çunat nesër do të bëjnë maksimumin.”, theksoi ai./abcnews.al