Luksi i rektorëve/ Universitetet shpenzojnë më shumë për mobilije dhe benzinë, se sa për studentët

schedule15:43 - 18 Nëntor, 2024

schedule 15:43 - 18 Nëntor, 2024

Universitetet publike në vend kanë shpenzuar  më tepër për roje, rrethim gardhi, mobilim zyrash dhe rritje pagash per vete, sesa për studentët  dhe aq me pak, per kërkimin shkencor.

Në një vit insitucionet e arsimit të lartë  kanë shpenzuar rreth 88 milion euro dhe 70% e fondeve kanë shkuar për rroga.

Universiteti i Tiranës,   institucioni i arsimit të lartë më i madh dhe me i vjetri në vend,  rreth 790 mijë euro I  ka çuar për të siguri godinash ndërsa për  studime e kërkime ka lëvruar rreth  28 mijë euro.

Universiteti I Tiranes kryeson dhe tabelen e luksit personal me  blerjen e pajisjeve për  zyra dhe orendi të tjera me 277 mijë euro.  Pas tij  vjen   Universiteti   Politeknik me  142 mijë euro.

Për shpenzimet  për karburant vendin e parë e mban   “Luigj Gurakuqi” I Shkodrës  ku  për një vit ka shpenzuar më shumë se 113 mijë euro. Mesa duket pasi drejtuesit I ka  me banim ne tirane.

Ndryshe ndodh me shpenzimet për studentët.     Institucioni I arsimit të lartë me buxhetin më te madh në vend  Universiteti I Tiranës,  renditet vetem I katërti me  1450 euro për student.  E  kalon Korça me  2,145 Euro për student dhe lë pas Durrësin me shpenzimet më të ulëta, vetëm 800 Euro për student.

Shpenzime të larta për qëllime infrastrukturore thotë Qendresa Qytetare  ngjallin pikëpyetje mbi transparencën dhe menaxhimin e fondeve të mbledhura nga tarifat studentore.

Qëndresa Qytetare i rekomandon Ministrisë së Arsimit, KLSH dhe Prokurorive  të auditojnë dhe hetojnë buxhetet,  transaksionet dhe ofrimin e shërbimeve nga universitetet publike si dhe të marrin masa  në rast rast shkeljesh./abcnews.al