Një 40 vjeçar është vënë nën hetim pasi tentoi të kalonte në portin e Durrësit euro të padeklaruara.
Sipas policisë, 40-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup 51 220 euro që tentonte t’i nxirrte nga vendi.
Shuma e eurove u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./abcnews.al