Rama në Kuvend: Nëse na ndërpresin, do kalojmë direkt në votim, si sanksion

schedule10:22 - 18 Nëntor, 2024

schedule 10:22 - 18 Nëntor, 2024

Ndërsa nisi fjalën e tij në Kuvend, pas ndërprjes 5 minutëshe, si pasojë e zhurmës së shkaktuar nga opozita në sallë, kryeministri Rama paralajmëroi opozitën se nëse do të vijojë me skenar kaosi e zhurme, do të kalohet direkt në votim, si masë sanksionuese

“Praktika e ndërprerjes të fjalës së kujtdo qoftë që merr fjalën këtu në këtë tribunë duhet të marrë përgjigje me kalim në votim.

Kjo lloj praktike nuk mund të legalizohet dhe të vazhdojë më tutje.

Parlamenti është vendi ku secili thotë atë që mendon dhe secili mbron pozicionin e vet ndërsa spostimi fizik nga karriget drejt folësve dhe ulërimat nga vendi duhet sanksionuar me kalim në votim. Mbajeni parasysh këtë gjë.”, u shpreh Rama.