Operacion në Tiranë/ Zbulohet rrjeti i mashtrimeve ekonomike me kriptomonedha, disa të ndaluar

schedule09:46 - 18 Nëntor, 2024

schedule 09:46 - 18 Nëntor, 2024

Një tjetër operacion po zhvillohet nga Policia e Shtetit në të gjithë Tiranën.

Bëhet fjalë për një megaoperacion nga krimi ekonomik në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se nga hetimet është zbuluar një rrjet i gjerë për sa i përket mashtrimeve ekonomike dhe me Kriptomonedha.

Deri në këto momente janë dhjetra persona të ndaluar nga ana e policisë së Tiranës.

Kontrollet janë bërë në Vorë, Laknas, Kamez, Fushë Krujë, Mëzez, Kashar, Fresk, dhe në lagje të tjera të Kryeqytetit./abcnews.al